Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë me koronavirus
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany njoftoi se ka rezultuar pozitive për koronavirus.
“Pasi kisha rezultuar vazhdimisht negative çdo ditë që nga enjtja, të hënën në mëngjes rezultova pozitive, por nuk kam simptoma,” tha zëdhënësja përmes një njoftimi në Twitter.
— Kayleigh McEnany (@PressSec) October 5, 2020
Zonja McEnany shtoi se nuk ishte në dieni të enjten e kaluar se këshilltarja e Presidentit Trump, Hope Hicks kishte rezultuar e infektuar me koronavirus, kur zëdhënësja zhvilloi një konferencë për shtyp. Infektimi i këshilltares Hicks u bë publik të enjten në mbrëmje.
Presidenti Trump njoftoi në orët e para të së premtes se ai dhe zonja e parë ishin infektuar me koronavirus. Më pas presidenti u dërgua në spitalin ushtarak Walter Reed për mjekim.
Zëdhënësja Kayleigh McEnany tha se është në vetëizolim dhe se vazhdon të punojë nga shtëpia.
Fraksion.com