AktualitetPolitikëTë fundit

Kuvendi miraton me 97 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Kuvendi miratoi sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Kuvendi miratoi sot në tërësi me 97 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””.

Në bazë të ndryshimeve të miratuara sot nis ndërtimi i infrastrukturës për zgjedhjet e 25 prillit.

Në Kodin e ri Zgjedhor u reflektuan ndryshimet kushtetuese të miratuara nga Kuvendi në korrik, ku bëhet hapja e listave dhe ruhen koalicionet parazgjedhore me listë unike, ndërsa pragu elektoral është 1%.

Kodi i ri Zgjedhor parashikon që 100% të emrave në listat e partive apo koalicioneve i nënshtrohen votës preferenciale.

 

Fraksion.com