AktualitetPolitikëTë fundit

“Çfarë borxhi i kanë akoma shqiptarët Metës”, Rama i ashpër me Presidentin: Njeri i pangopur!

Kryeministri Edi Rama ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj presidentit Ilir Meta duke thënë se është një njeri i pangopur.

Sipas Ramës, shqiptarët i kanë dhënë gjithçka Ilir Metës por ai sërish nuk e di se çfarë kërkon.

“Është çfarë borxhi i kanë Shqipëria Ilir Metës. Në të gjithë historinë e saj. Nuk i ka dhënë asnjë tjetri ca i ka dhënë pa kursim Ilir Metës. Kryeministër Kryetar Kuvendit e President. Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët akoma për Ilir Metën? Një njeri që nuk ngopet dhe nuk ndalon së ngatërruari dynjanë. Çfarë do Ilir Meta akoma nga Shqipëria?” tha Rama.

“Kur flasim për formula, flasim për preferenca. Ne nuk shpikim, janë shpikur nga bota. Ne i kemi studiuar se si funksionojnë në Europë Listat e Hapura. Kemi parë disa mekanizma dhe kemi zgjedhur këtë. I jepet mundësia të konkurrojë. Por edhe PD-së ka përgjegjësin të paraqes një skuadër të ndërrojë formacionin e vet. Dhe votuesi të përcaktojë kush hynë dhe nuk hyn në fushë. Në fund fare standardet janë të garantuar. Askush sot në këtë ligj nuk hyn deputet pa marrë pëlqimin e popullit. Askush nuk është i përjashtuar dhe nëse merr % e popullit mund të hyjë. Partitë e Mëdha kanë përgjegjësinë të vendosin se nuk janë Partitë e Vogla. Ata kanë vetëm hallin e  tyre. Partitë e Mëdha zgjedhin, burra, gra që të vendosen në Kuvend në Komisione. Shqiptarët do të zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre. Do të shikoni që do të ketë raste ku do të provohet.” ka thënë Rama.

Më tej Rama ka thënë se kanë ulur pragun zgjedhor nga 3  në 1%.

“E kam stres shushunjën si fjalë se përdorej për armiqtë e popullit nga komunistët. Opinioni im nuk mjafton. Nuk jam as diktator as autokrat. Dhe nuk jam i ngjashëm me ata që më hidhen mua duke  folur për veten e  tyre. Dua s’dua unë PD është një aktor politik. Nuk është një realitet që mund të fshihet. Partia që do të konkurrojë në zgjedhje, të ketë vendin e saj. Edhe këta që janë këtu aksidentalisht, pasi Lulzim Basha harroi derën kanë të drejtën e tyre. Prandaj e ulëm pragun në 1 %. Ta dalin të marrin vota dhe janë okej” ka shtuar më pas kryeministri.

 

Fraksion.com