AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

“Sipas regjistrit të Tatimeve”; Rama: Mbi 4 mijë biznese të mëdha, më shumë se në 2013

Kryeministri Edi Rama publikoi sot disa të dhëna nga regjistri i Tatimeve, mbi biznesin e madh me të ardhura 14 milionë lekë.

Numri i bizneseve të mëdha me xhiro mbi 14 milionë lekë që janë regjistruar në regjistrin e Tatimeve në vitin 2019 shënon një rritje me 4 310 biznese më shumë krahasuar me vitin 2013.

“Mirëmëngjes dhe me këtë të dhënë tjetër të regjistrit të Tatimeve të Republikës së Shqipërisë mbi numrin e bizneseve të mëdha, të cilat nga viti 2013 në vitin 2019 nuk janë mbyllur e pakësuar aspak, siç flitet papushim prej vitesh në havanë e përditshme, teksa faktet injorohen me përbuzje e me lehtësinë më të madhe, ju uroj një fundjavë të mbarë”, tha Rama.

Konkretisht në vitin 2013 regjistrohen 7448 biznese ndërsa në vitin 2019 janë regjistruar 11 758 biznese.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com