AktualitetPolitikëTë fundit

“Berisha e Meta përdorën Kullën për ‘fakenews-in’ “; Rama i kthehet presidentit: Ke paguar para të pista për të…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zbardhjes së dokumenteve të mashtrimit të madh të vitit 2017, ku ministria e Brendshme Italiane akuzon Sali Berishën dhe Ilir Metën, se kanë aktivizuar Ilir Kullën për të publikuar në Itali, një fakenews për mbetjet toksike që të nxiste rënien e qeverisë së Edi Ramës në Tiranë.

Duke iu drejtuar Metës, Rama e ka quajtur një akt të shëmtuar të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar, president.

“Çfarë shëmtie! Të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar, president! Të blesh pisa të huaj për ta bërë pis atdheun ku shitesh si patriot i përvëluar #PaAtdhe #PaDin #PaIman”-shkrun Rama në Twitter.

 

Fraksion.com