Shkencëtarët britanikë zbulojnë pse po shpërthen vala e dytë e pandemisë në zonat e Veriut
Temperatura të ulëta, më pak rreze dielli dhe më shumë shi duket se luajnë rolin kryesor në pandeminë e koroanvirusit, në këtë valë të dytë që ka kapluar veriun e Britanisë dhe Skocisë.
Këtë e kanë zbuluar shkencëtarët britanikë dhe dy këshilltarët kryesorë të kryeministrit Boris Johnson. Përmes disa statistikash ata thonë se koronavirusi po godet ashpër veriun, ndërsa jugu duket se po shpëton nga vala e dytë e pandemisë, por që u godit më rëndë gjatë shpërthimit në pranverë.
Të dhënat e publikuara sipas shkencëtarëve tregojnë qartë lidhjen mes motit dhe shpërthimeve aktuale të vatrave të virusit. Mançesteri – vatra kryesore e rasteve në muajin gusht, pati dy herë më shumë reshje sesa Londra, ku pati shumë pak raste teksa vera po mbyllej.
Në fund të shtatorit, North Westi përjetoi dy herë më shumë të infektuar.
Në Londër dhe në Jug të Anglisë ka 60 për 100,000 banorë në kryeqytet ndërsa bie deri në 22 për 100,000 mijë banorë në Jug-Perëndim.
Shkencëtarët thonë se tani nuk mund të mohohet se moti po luan faktorin kryesor. Mungesa e diellit ul nivelin e vitaminës D tek njerëzit, një vitaminë kryesore në mbrojtjen ndaj virusit.
Studimet kanë sugjeruar gjithashtu që koronavirusi mbijeton në sipërfaqe jashtë rrezeve të diellit sepse rrezet UV dëmtojnë materialin e tij gjenetik. Moti i ngrohtë është një nga shumë arsyet pse shkencëtarët mendojnë se Britania ishte në gjendje ta dëbonte virusin këtë verë, së bashku me rregullat e ashpra të distancimit dhe izolimit.
Por shkencëtarë të tjerë kanë paralajmëruar se do të ishte e ndërlikuar të provohet që ndryshimet rajonale në mot do të ishin shkak i valës së dytë, duke këmbëngulur se në fakt mund të ketë lidhje me nivelin e ulët të imunitetit të popullsisë në veri. Dikush tjetër thjesht sugjeron që është fat i keq i veriut këtë sezon.
Shkencëtarët gjithsesi bien në një mendje se virusi vijon të ketë shumë të panjohura. Vaksina që mendohet të jetë shpëtimtarja e kësaj pandemie ende nuk ka dalë.
Fraksion.com