AktualitetPolitikëTë fundit

PD kërkon të mbajë peng vendin që Zeni t’i shpëtojë burgut; Veliaj: Misioni ynë s’ka mbaruar

Pas Vikena Kamicës edhe Landi i West Side Family i është bashkuar Erion Veliajt në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Me Landin në krah, Veliaj bëri edhe një krahasim mes Partisë Socialiste, si forca që mbështet gjithmonë të rinjtë “e bërë vetë”, dhe PD-së, e cila vazhdon të mbahet peng nga njerëz që duan t’i shpëtojnë burgut.

“Landi nuk është çun VIP-ash, s’e ka bërë mami dhe babi. Është bërë vetë. Tani krahasoni Landin me Zenin! Landi nuk ka hedhur njeri në erë, për Landin nuk është vrarë njeri në Bulevard, shtëllunga bombash nëpër fshatra nuk janë formuar për Landin. Ndaj pyes: Cili është modeli që do të bëhesh në jetë? Çuni i babit, që hedh njerëz në erë dhe ia hedh pa lagur, se e mbron babi 80 vjeç që vazhdon të kërruset, të zvarritet, që mban peng një komb të tërë që të shpëtojë çunin nga shpërthimet, vrasjet e krimet? Apo do duam të bëhemi si Landi? PS nuk ka vrarë kurrë njerëz me plumba në mish, nuk ka hedhur kurrë njerëz në erë dhe nuk ka promovuar kurrë modelin e çunit të babit, që babi të mbajë peng një vend të tërë, që çuni të shpëtojë nga burgu! Keni ardhur në një parti, ku ne kemi idhuj dhe duartrokasim ata që janë bërë vetë, që kanë talent, që përveshin mëngët dhe kanë ecur përpara vetë”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se lipset një mandat i fortë për Edi Ramën dhe për PS-së në krye të punëve të vendit.

“Kush është socialist i vjetër e mban mend çfarë i ndodhte bashkisë kur qeveria nuk e ndihmoi. E mbani mend fadromën tek “Zogu i ZI”? Imazhin e asaj fadrome që erdhi për të shkatërruar çdo punë të mirë në këtë qytet? Ndaj, siç kam vendosur unë t’i jap një dorë Edi Ramës, dua të shoh duart tuaja. Puna nuk ka mbaruar, misioni nuk ka mbaruar, e ardhmja jonë nuk është akoma gati, kemi plot punë për të bërë, ndaj dua t’ju shoh këto 206 ditë të gjithëve në këmbë për Partinë Socialiste të Shqipërisë, për fitoren tonë”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.

 

Fraksion.com