“Mos më prek”; Gjyqtarja Mimoza Margjeka përplaset me policinë, apeli e lë në arrest shtëpie
Apeli i GJKKO e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit të shtëpisë për gjyqtaren Mimoza Margjeka. Në dalje nga seanca Margjeka ka kërkuar që të flasë për mediat por në këto momente ajo është konfliktuar me policinë që ishin aty për ta shoqëruar.
”Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e arrest shtëpie. Ky shtet nuk bëhet më. Dilni përballë shtetit, harroje se guxon kush. Kush është goditur, kush është futur në burg. Mos më prek. Mos më prek. Mos kini frikë, nuk bëhet shteti me monstra. Shtet mafioz dhe kriminel.”- tha Margjeka.
Gjyqtarja u arrestua më 9 shtator ku në bashkëpunim me një avokat dhe një shef departamenti në një Universitet kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, duke i dhënë shtetases Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shtetasit Arben Cara, një shumë prej 6.000 eurosh, si përfitim të paligjshëm.
Fraksion.com