“E dhëna krahasuese”; Rama: Oligarkët kanë paguar 3 herë më shumë taksa në 5 vjet, se sa në të gjitha vitet e qeverisjes të PD-së
Kryeministri Edi Rama solli sot disa të dhëna nga regjistri i Tatimeve ku shihet qartë diferenca në pagesën e taksave për këtë kategori biznesi, mes periudhave 2006-2013 dhe 2014-2019.
“Mirëmëngjes dhe me këtë të dhënë krahasuese, e cila tregon fare qartë se “oligarkët” kanë paguar 3 herë më shumë taksa në 5 vjet, se sa në të gjitha vitet e qeverisjes së atyre që shpifin e shpifin që diçka të mbetet, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se termi “oligark” në Shqipëri s’ka asnjë lidhje, sepse në Shqipëri nuk ka asnjë lloj oligarkie dhe këmbë oligarku, kështu që kush e përdor ose manipulon publikon ose thjesht e përdor siç përdorej dikur fjala “kulak”, por pa lidhje.
Konkretisht, në vitet 2006-2013, 10 bizneset e mëdha në vend kanë paguar 13 miliardë lekë taksa, ndërsa në vitet 2014-2019, kanë paguar 39 miliardë lekë taksa, ose 184% më shumë.