Basha: Injektim kapitali biznesit të vogël
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot takim me përfaqësues të biznesit në Tiranë për të prezantuar planin ekonomik për 6-mujorin e ardhshëm.
Gjatë bisedimit me përfaqësues të biznesit, Basha tha se “ne këtë javë ne shpallëm planin ekonomik për 6-mujorin e ardhshëm, se njerëzit e ngatërrojnë se është plani ekonomik i PD-së, por nuk është plani ekonomik është plani kundër pandemisë për 6 muajt e ardhshëm dhe e gjithë bota po thotë se duhet të përgatitemi edhe nga ana shëndetësisë edhe nga ana ekonomike”.
“Ne kemi shpallur një plan me disa pika. Përsa i përket biznesit një nga pikat kryesore është që çdo biznes i vogël të ndihmohet me një çek direkt me 1000 euro. Nuk është ndonjë gjë e madhe por është plotësisht e përballueshme dhe është një injektim kapitali te biznesi i vogël. Ndërkohë te personat që kanë humbur punën që llogarite mbi 100 mijë duke përfshirë dhe ata që nuk janë regjistruar t’u jepet një pagesë prej 160 mijë lekë të vjetra në muaj që është minimumi jetik”, theksoi ai.
Basha shton se “ndërsa për rimarrjen e punonjësve në punë të shkurtuar nga pandemia ne më këtë paket i propozojmë që të stimulohet marrja e tyre në punë duke i dhënë çdo punëdhënësi 200 mijë lekë të vjetra për të rimarrë në punë dike që ka humb punë. 20 mijë lekët të vjetra pensionistëve sepse impakti i parë rritë konsumin, por këta janë lek që u jepen njerëzve do hidhen direkt, dhe këtë se kemi shpik ne por po e bënë gjithë bota, po e bënë Kosova, Maqedonia e Veriut dhe gjithë rajoni”.
“Por këta në vend që ta marrin propozimin e ta zbatojnë një orë e më parë rrinë në TV dhe na thonë ne se kemi dhënë kaq, por shqiptarët e dinë mirë sa kanë dhënë se kanë dhënë më pak se në të gjithë rajonin. Por pyetja nuk është sa ka dhënë, por sa do japësh tani. Ne po themi tani duhet me i dalë para dhe që ti dalësh përpara, biznesi i vogël të marrë 1000 euro për bizneset” tha Basha.
Fraksion.com