AktualitetEkonomiTë fundit

132 mijë vende të reja pune në biznesin e madh gjatë viteve të fundit

132 mijë vende pune më shumë janë regjistruar në biznesin e madh nga dhjetori 2013 në dhjetor 2019, sipas regjistrit të Tatimeve në Republikën e Shqipërisë.

Kështu në dhjetor 2013 kanë qenë 412 mijë vende pune në biznesin e madh. Ndërsa në dhjetor 2019 janë 544 mijë vende pune.

Shifrat i ka publikuar sot Kryeministri Edi Rama.

“Mirëmëngjes dhe me këtë tjetër të dhënë nga regjistri i Tatimeve të Republikës së Shqipërisë, ku pasqyrohet numri i përgjithshëm i të punësuarve në biznesin e madh në fund të vitit 2019, mbi bazën e emrit e mbiemrit të çdo punonjësi të regjistruar dhe të mbuluar me sigurime shoqërore e shëndetësore (pra, pa bërë këtu asnjë llogari me hamëndje të punonjësve të padeklaruar), ju uroj një javë të mbarë”, është shprehur Rama.

 

Fraksion.com