“Klubet e natës dhe diskot mbyllur”; Manastirliu: Nga 1 tetori hapen ambientet e brendshme të bareve dhe restoranteve
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një komunikim për median, ka bërë me dije se do të ndryshojnë disa masa të marra në kuadër të pandemisë së koronavirusit.
Nga 1 tetori, u shpreh ministrja, baret dhe restorantet do të lejohen të hapin ambientet e brendshme. Po kështu do të lejohet hapja e pishinave në ambientet e mbyllura.
Do të mbetet në fuqi, distanca fizike, dhe mbajtja e maskave nga stafet e punës. Do të vijojnë të mbeten të mbyllura të gjitha klubet e natës, diskot, dhe aktivitetet e tjera të këtij lloji.
“Në vijim të Paketës së Masave, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar Protokollet e posatshme të sigurisë për rihapjen nga data 1 Tetor, të restoranteve dhe bareve në ambiente të mbyllura si dhe të pishinave në ambiente të mbyllura, ku distancimi fizik, higjiena dhe mbajtja e maskës nga stafet që shërbejnë është e detyrueshme në çdo subjekt.
Do të vijojnë të mbeten të mbyllura sipas Aktit Normativ të miratuar në muajin Korrik, të gjitha klubet e natës, lounge-bar, pub-e, diskot apo veprimtari të këtij lloji”, u shpreh ministrja në komunikimin e saj!
Fraksion.com