Aksident në Berat: ”Benz-i” me dy vajza i pret rrugën automjetit tjetër, njëra prej tyre dërgohet në spital
Nga përplasja ka ngelur e plagosur pasagjerja që udhëtonte në mjetin tip Benz,shtetësja B.M. Ajo udhëtonte së bashku me shoqen e saj J.T,që ishte në drejtimin e makinës ,ndërkohë që dëmtime të lehta kanë marrë edhe 3 djemtë që udhëtonin me mjetin tip Golf,që u përfshi në aksident.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë që po kryejnë edhe veprimet paraprake për të konkluduar edhe rreth shkaqeve të aksidentit.Sipas burimeve të para hetimore,mësohet se ka qënë mjeti Benz në të cilin udhëtonin dy vajzat ai që i ka prerë rrugën Golfit që po udhëtonte në drejtim të qytetit. Vajzat janë kthyer në një rrugicë në dalje të qytetit dhe në përpjekje për të marrë kthesën i kanë prerë rrugën mjetit ku udhëtonin 3 djemtë.
E plagosura B.M është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit,ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve,jashtë rrezikut për jetën.
Fraksion.com