Tmerri në Elbasan; Fqinja tregon për 71-vjeçarin: Konfliktohej me gruan, ishte problematik me të gjithë
Lefter Zhidru ka bërë rezistencë për 5 vjet ndaj policisë, duke qëlluar në drejtim të tyre, ndërsa në fund u ekzekutua me kallashnikov nga RENEA.
Siç shikohet, banesa ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit dhe më pas u vra i moshuari, është në një gjendje mizerabël.
Pikëriisht në këtë banesë ka jetuar 71-vjeçari Zhidru, që pas një zënke më ish-bashkëshorten e tij, ka shkëmbyer zjarr me policvinë dhe ka plagosur dy kalimtarë të rastësishëm.
Zhidru, duke qëlluar jashtë banesës, ka dëmtuar edhe automjete që ishin parkuar në rrugë. Edhe banorët e pallatit kanë kaluar orë tmerri.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se Zhidru kishte 5 vjet që jetonte në këtë apartament, ku jetonte me gruan dhe vajzën e tyre 13 vjeçe. Fqinjët thonë se zënkat mes tyre ishin përditë, kishte klimë e tensionuar në këtë familje, ndërsa shpesh herë kishte ardhur edhe policia.
71-vjeçari kishte probleme edhe me fqinjët. Ai mbante levgë dhe me të kërcënonte fqinjët, ngjarje e cila ka përfunduar në gjykatë.
Fqinja flet për Zhidru. “Ruajti Zoti policët që i binin derën. Ka paur sherre me të shoqen, ndërsa vajza bërtiste”, tha një fqinje.
71-vjeçari Lefter Zhidru ka nisur të tmerrojë lagjen, duke qëlluar me armë zjarri. Zhidru plagosi edhe 2 kalimtarë të rastësishëm. policia ndërhyri më pas dhe pas një operacioni të mirë-organizuar, u ndërhy dhe ai u vra. Edhe tani, ka shenja plumbash në pallatin ku jetonte i moshuari.
Nga përplasja, fatmirësisht nuk pati policë të lënduar. Në banesë janë gjetur rreth 5 kg tritol. Fatmirësisht, municioni luftarak nuk shpërtheu, por se tashmë ky municion është sekuestruar. Banesa është marrë nën dorëzim nga policia.
Fraksion.com