AktualitetTë fundit

“Do jepni llogari për ato që keni nxjerrë në media”; Revoltohet gruaja e tretë e Zhidrus në Elbasan

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në lagjen 11 nëntori në Elbasan duket se ka rënë qetesia. Vetëm shenjat e plumbave nëpër ndërtesa flasin për atë që për pak u kthye në tragjedi.

Duket se 71 vjeçari Lefters Zhidru ishte thuajse i panjohur për banorët e kesaj zone. Ata që e njihnin e cilësonin si problematik.

Por për policinë dhe struktura të tjera shteterore 71 vjeçari nuk ishte i panjohur.

Disa herë ai ishte thirrur në polici për shkak të konflikteve me fqinjët dhe po kaq herë për shkak të konflikteve me bashkëshortet.

71 vjecari ishte i martuar 3 here dhe me secilën martese kishte nga një femije. Më e vogla 14 vjeçe.

Ndërkohë gruaja e tretë e tij, një ditë pas ngjarjes është shprehur e revoltuar ndaj mediave, duke “thënë se do jepni llogari”.

Sot në këtë banesë janë hapur dyert e mortit ndërsa një ditë më parë një i moshuar pikërisht nga këto dritare mbajti për 5 orë me shkëmbim zjarri forcat RENEA dhe gjithë policinë e shtetit ndërsa dy të rinj kalimtar të rastit mbetën të plagosur.

 

Fraksion.com