Armë zjarri në makinë dhe municion luftarak në shtëpi; Arrestohen dy të rinj në Tiranë
Policia ka arrestuar dy persona, pasi u kapën me armë zjarri me vete.
Në pranga janë vënë 30-vjeçari me iniciale K. H., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe 24-vjeçari me iniciale S. S., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e Shqiponjave dhe Shigjetave, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Farkës” u bë ndalimi i mjetit tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi S. S., dhe kishte pasagjer shtetasi K. H.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit dhe këtyre shtetasve, në çantën e dorës të shtetasit K. H., shërbimet e policisë gjetën një armë pistoletë dhe fishekë luftarak.
Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të banesës të shtetasit S.S., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi municioni luftarak.
Ndaj të dyshuarve, materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë për ndjekje të mëtejshme.
Fraksion.com