AktualitetTë fundit

Tërmeti me magnitudë 4.5 të shkallës rihter godet Cërrikun; Lëkundje edhe në Elbasan, Tiranë, Lushnje e Fier

Disa tërmete janë regjistruar gjatë natës në vendin tonë, ku më i madhi ka qenë me magnitudën 4.5 të shkallës rihter. Sipas të dhënave të IGJEUM, lëkundjet e para kanë nisur pas mesnate, për të vijuar me të tjera tërmete me shkallë fuqie të ndryshme.

Mësohet se tërmeti më i fortë është regjistruar në Cërrik, me magnitudë 4.5 të shkallës rihter, në orën 01:26, ndërsa përgjatë gjithë natës janë ndjerë lëkundje të vogla në Belsh dhe Fier. Po ashtu mëngjesin e sotëm është ndjerë një tjetër lëkundje me magnituidë 3.3 të shkallës rihter në qarkun e Elbasanit.

Ndërkohë lëkundjet e tjera ishin të lehta me magnitudë: 3.0; 2.9; 3.1; 2.6 të cilat nuk janë ndjerë por janë kapur nga matësit e tërmeteve.

Tërmetet po ndodhin në një epiqendër të re, ndërsa një vit më parë Shqipëria u godit nga dy tërmete të forta, njeri në 21 shtator me force 7.4 me epiqendër Hamallaj dhe tjetri me forcë më të madhe më 26 nëntor me epiqendër në det përballë Durrësit që shkaktoi dhjetëra viktima dhe me mijëra banesa të shkatërruara.

 

Fraksion.com