AktualitetTë fundit

Nga mbështetja financiare për personelin tek modernizimi, Xhaçka bën bilancin: Sot, FA në shërbim të qytetarëve

“Gjatë këtyre 3 vjetëve ia kemi dalë të modernizojmë FA për ta kthyer atë në një forcë profesioniste dhe pranë qytetarëve”. – Kështu u shprehet ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në ceremoninë e 55 -Vjetorit të Batalionit të Mbështetjes së Forcave të Armatosura, ku merrnin pjesë drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe ushtarakë që ndër vite kanë drejtuar Batalionin e Mbështetjes.

Në këtë përvjetor që përkon dhe me 3 – vjetorin e marrjes së detyrës si ministre e Mbrojtjes, Xhaçka theksoi se është ndërtuar një raport i ri me qytetarët duke iu gjendur atyre pranë në momentet e tyre më të vështira.

050

Ministrja theksoi se krahas rritjes së kapaciteteve në pajisje dhe infrastrukturë, një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe investimit tek burimet njerëzore, si një nga asetet më të vyera.

Sipas saj, rillogaritja e vështirësisë së punës, rikthimi i kompensimit për ushqimin, certifikimi i Akademisë së Forcave të Armatosura si një institucion i arsimit të lartë, po i japin Forcave të Armatosura  dinjitetin e duhur.

080
Në këto vite janë rritur më shumë kapacitetet materiale ushtarake të FA, që nga instalimi i Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Ajrore, pajisja me helikopterë Blackhawk apo certifikimi nga NATO i Batalionit Komando dhe Grup-batalionit të dytë të Këmbësorisë, si dhe kompletimi me pajisje të standardizuara individuale të ushtarit për Forcën Tokësore”, – tha ministrja e Mbrojtjes, teksa nënvizoi se sot aleatët e shohin Shqipërinë, jo thjesht si një shtyllë stabiliteti në rajon, por edhe si një eksportues sigurie kudo ku Aleanca përballet me sfida.

110

 

Fraksion.com