Hoti shtyn takimin, falënderon Ramën për mirëkuptimin
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka bërë të ditur, se për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, është dakodësuar me Kryeministrin Edi Rama që mbledhja e përbashkët e dy qeverive, e cila ishte vendosur të zhvillohej të premten, të shtyhet për t’u mbajtur më 2 tetor.
Hoti në njoftimin e publikuar prej tij, për shtyrjen e mbledhjes së dy qeverive ka falenderuar Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet për përgatitjen e mbledhjes.
“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, thekson Hoti.
Fraksion.com