AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Rama: Zero tatimfitimi për biznesin e vogël e zero TVSH deri në 10 milionë lekë të reja xhiro

Që prej muajit korrik bizneset e vogla, të cilat kryejnë një xhiro deri në 14 milionë lekë nuk paguajnë asnjë tatimfitimi, zero, ndërsa edhe më tutje akoma bizneset e vogla që kryejnë xhiro deri në 10 milionë lekë të reja nuk paguajnë as TVSH.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, Kryeministri Rama tha se “kemi ndërmarrë dhe kaluar me mbështetjen e shumicës parlamentare në Kuvend një masë agresive mbështetjeje, unikale në rajonin tonë dhe përkon me zotimin tonë për ta mbështetur fuqimisht çdokënd që krijon punë për vete e familjen dhe për të tjerët dhe që bëhet pjesë e komunitetit të biznesit të vogël”.

“Këtë mbështetje dhe këtë kornizë të aktivitetit biznesi i vogël në Shqipëri e ka si i vetmi komunitet në të gjithë rajonin pa taksa dhe pa TVSH deri në 10 milionë lekë të reja, pa taksa dhe me TVSH nga 10 deri në 14 milionë lekë të reja. Është e rëndësishme të kthejmë kokën mbrapa e të kujtohemi se në vitin 2013, 7 vite më parë të gjithë anëtarët e komunitetit të biznesit të vogël paguanin 10% taksë tatimfitimi dhe zhvillonin aktivitet si subjekte të biznesit të vogël me xhiro nga 0-8 milionë rreth 60 mijë mijë tatimpagues. Këto biznese jo vetëm paguanin tatimfitim 10%, por edhe një tatimfitim për pushtetin vendor”, – nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “tatimi i dyfishtë siç e kemi quajtur në atë kohë që më pas në periudhën tonë filloi të zhbëhej deri sa vijmë në këtë moment që është historik për biznesin e vogël, në këtë moment që është super nxitës për të gjithë ata që kanë një biznes të vogël apo duan të krijojnë punë për veten, familjen apo të tjerët zero taksë, zero TVSH deri në 10 milionë lekë të reja dhe zero taksë dhe TVSH vetëm nga 10-14 milionë lekë të reja”.

 

Fraksion.com