Presidenti Erdogan zhvillon bisedë telefonike me homologun francez, Emmanuel Macron
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan dhe Macron diskutuan marrëdhëniet Turqi-Francë, Turqi-BE, si dhe situatën në Mesdheun Lindor.
Presidenti turk i tha homologut të tij francez se Turqia përkrah dialogun dhe bashkëpunimin për të zgjidhur problemet.
Erdoğan theksoi se injorimi i të drejtave legjitime të Turqisë dhe Qipros Turke në Mesdheun Lindor janë shkaku e tensionit në rajon.
Fraksion.com