Lleshaj shkon në Liban për riatdhesimin e fëmijëve shqiptarë në Siri
Sandër Lleshaj ministër i punëve të brendshme është duke zhvilluar një vizitë në Liban me qëllim mundësimin e riatdhesimit të fëmijëve dhe grave shqiptarë nga kampi Al Hol në Siri.
Fotot e takimit janë publikuar në faqen zyrtare të ushtrisë së Libanit. Për vetë sensibilitetin e çështjesh nuk jepet asnjë detaj se çfarë ndihme ka premtuar Gjenerali Abas Ibrahim.
Top Channel ka mësuar se kjo vizitë është duke u zhvilluar në masa të forta sigurie.
Ministri Lleshaj në takimet që po zhvillon në Liban nga fotot e publikuara tregohet se është i shoqëruar nga zyrtarë të ministrisë së brendshme dhe drejtori Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit Gledis Nano.
Kjo është hera e dytë që ministri Lleshaj i shoqëruar nga Drejtori Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit Gledis Nano qëndrojnë në Liban.
Disa muaj më parë ata iu bashkuan përpjekjeve për të riatdhesuar Alvin Berishën.
Fraksion.com