AktualitetTë fundit

Infektohet me Covid-19, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi

Kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi është infektuar me COVID-19.

Mësohet se kryebashkiakja ditën e djeshme ka bërë tamponin dhe sot ka dalë përgjigja duke rezultuar pozitive me koronavirus.

Ajo ka qenë me temperaturë 37.5 prej ditës së djeshme. Sipas burimeve Ademi nuk ka shkuar në zyrën e saj prej një jave.

Nuk dihet akoma se ku mund ta ketë marrë virusi, por dyshohet se mund të jetë infektuar gjatë takimeve me komunitetin.

Kryebashkiakja është karantinuar në shtëpi dhe nuk ka komplikacione të tjera për momentin.

 

Fraksion.com