AktualitetLife StyleTë fundit

Fjolla Morina nuk është shtatzënë: Gënjeu për t’i shpëtuar burgut; Arratiset mjeku i Kukësit që ka lëshuar raportin

Këngëtarja Fjolla Morina nuk është shtatzënë. Ekoja e dytë ka zbuluar se Morina, që akuzohet për trafik armësh dhe municionesh,nuk është shtatzënë.

Pasi tha se ishte shtatzënë për t’i shpëtuar burgut, vizita e dytë ka bërë që këngëtarja e arrestuar para tre ditëve në kufi, të dalë zbuluar.

Pas ekos së dytë, Prokuroria tashmë ka kërkuar edhe hetim për spitalin ku bëri ekon e parë që e nxorri dy muajshe shtatzënë.

Mjeku i parë që i ka nxjerrë këngëtares Fjolla Morina një raport fals se është shtatzënë, është arratisur në Kosovë.

Analiza e parë është bërë në Kukës, teksa mësohet se mjeku është larguar drejt Kosovës. Ndaj tij rëndon akuza për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

 

Fraksion.com