AktualitetPolitikëTë fundit

COVID-19; Vokshi: Testim masiv dhe tampon për çdo mësues

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka sjellë rastin e shumë denoncimeve që po bëhen në Durrës për mësues të infektuar me COVID-19.

Ajo theksoi se në këtë situatë duhet të kryhet testimi masiv serologjik dhe tampon për çdo mësues.

“Shëndeti dhe jeta e çdo mësuesi dhe çdo nxënësi është e shtrenjtë. Testim masiv serologjik dhe tampon për çdo mësues, siç edhe kryetari i PD, Basha ka kërkuar, është jetike dhe emergjencë”, tha Vokshi.

“Durrësi po rrezikon të kthehet në vatër shpërthimi të virusit COVID-19 në shkolla. Pse tek SPAK bëhet tamponi dhe në shkolla ku ka mësues me COVID-19 jo? Në Durrës, në shumë shkolla, denoncohen raste mësuesish me COVID-19 dhe mos marrja e masave të nevojshme në respektim të protokollit. Asnjë transparencë, asnjë njoftim stafit mësimor apo prindërve. Në disa shkolla rezultojnë drejtues dhe mësues me COVID. Mësues në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, dy drejtues në shkollën 9-vjeçare “Qemal Mici”, mësues në gjimnazin “Naim Frashëri”, mësues në shkollën 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”, nëndrejtor në Gjimnazin “Leonik Tomeo”, u shpreh Vokshi.

 

Fraksion.com