Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” konfirmon 17 fluturime për të mërkurën
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njoftoi se për ditën e mërkurë, 23 shtator, janë konfirmuar 17 fluturime në destinacione të ndryshme.
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” kërkon nga pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa u kujton se maskat janë të detyrueshme.⠀⠀⠀
Sipas njoftimit, lejohen të udhëtojnë rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit europianë dhe qytetarët me dokumente të veçanta.
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e mërkurë janë:
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Torino dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
EasyJet – Tiranë – Gatwick dhe kthim
SkyUp – Kiev – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)
Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Milano dhe kthim
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
British Airways – Tiranë – Heathrow dhe kthim
EasyJet – Tiranë – Milano dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Fraksion.com