AktualitetBota+Të fundit

Dosjet e publikuara FinCEN: Skandalet e Deutsche Bank

Banka “Deutsche Bank” ka rënë në sy për disa skandale. Edhe në investigimet ndërkombëtare të gazetarëve mbi dosjet FinCEN, ajo luan një rol të rëndësishëm.

 Sërish banka gjermane “Deutsche Bank” është në krye të renditjes: 62% e të gjitha njoftimeve të zbuluara tanimë e që kanë në qendër dyshimet e Ministrisë së Financave të SHBA lidhen me një emër – Deutsche Bank. Pas shkurtesës FinCEN qëndron “Financial Crimes Enforcement Network”. Ky është një departament i Ministrisë së Financave të SHBA, përgjegjës për luftën kundër larjes së parave dhe kriminalitetit të organizuar.

Një konsorcium ndërkombëtar gazetarësh investigativë, ICIJ ka bërë për 16 muaj me radhe vlerësimin e dokumenteve të FinCEN, që kanë rënë dorë të gazetarëve. Më shumë se 400 gazetarë nga 88 vende kanë marrë pjesë në këtë vlerësim. Të dhënat e dala nga FinCEN i janë dorëzuar njëherë medias ameriane BuzzFeed News.

Lum parash të pista

Investigimet bazohen tek raportime të brendshme të bankës për transaksione financiare të dyshimta, të ashtuquajtura “Suspicious Activity Reports”, shkurt SAR-s. Ato nuk janë patjetër provë për veprime kriminale. Më shumë raportimet lidhen me rregullin që të gjitha bankat që veprojnë në SHBA duhet t’i bëjnë të ditura dyshimet e tyre tek Ministria e Financave. Nëse nuk e bëjnë atëherë ato penalizohen.

Nga vitet 1999-2017 të ngarkuarit e bankës për pajtueshmërinë me rregullat njoftuan për transaksione të dyshuara në vlerë prej 2 bilionë dollarësh. Më shumë se gjysma, 1,3 bilionë lidhej me Deutsche Bank. Kjo nuk është hera e parë që banka gjermane bie në sy. Në vitin 2015 banka më e madhe gjermane ra në ujdi për një gjobë prej 258 milionë dollarësh për shkelje të sanksioneve amerikane, sepse në vitet 1999-2006 kishte transferuar në emër të klientëve iranianë, libianë, sirianë, burmesianë e sudanezë afër 11 miliardë dollarë. Hetuesit amerikanë e akuzuan bankën për transaksione jotransparente për të fshehur shkeljen e sanksioneve të klientëve të tyre. Një zëdhënëse e bankës tha atëherë, se “janë pezulluar të gjitha veprimet me partnerë nga vendet e prekura.”

Pjesëmarrje në transferta të dyshuara parash

Imvestigimet e ICIJ të bëjnë të mendosh, që Deutsche Bank edhe pas vitit 2015 ka lëvizuar para të personave apo firmave me sfond të paqartë, mes tyre gjendet edhe tregtari iranian i floririt, Reza Zarrab dhe rrjeti i tij. Zarrab u arrestua në mars të vitit 2016 në SHBA dhe u shpall fajtor për ndihmë ndaj Iranit. Në këtë rast duket se ka luajtur rol filiali i Deutsche Bank në SHBA, Trust company Americas, TCA. Në mars 2017 ajo e raportoi dyshimin tek institucioni amerikan, FinCEn. Në raport thuhet, se janë transferuar 28 milionë dollarë në emër të Nadis Döviz, një firmë që është e provuar që ka lidhje me Reza Zarrab, aktive në tregun e arit. Zarrab atëkohë ishte i arrestuar dhe ndërkohë zhvilloheshin hetime kundër Nadir Döviz.

Në raportin e filialit të Deutsche Bank në SHBA, TCA thuhet se “ky dyshim raportohet, sepse transaksionet vijnë nga një vend me rrezik të lartë (fjala është për Turqinë, shën red.) ka pasur disa transferta të mëdha në shuma të rrumbullakosura në dollarë dhe në bazë të të dhënave nuk është i kuptueshëm një një qëllim komercial.”

Përgjigja e Deutsche Bank

Rrjeti i gazetarëve ICIJ i ka dërguar Deutsche Bank një katalog pyetjesh, por përgjigja e bankës është e kufizuar. Dosjet e FinCEN “nuk janë informacione të reja për ne apo autoritetet tona të mbikqyrjes.” Veprimet e dyshueshme rrjedhin prej vitit 2016, Deutsche Bank është “tani një bankë tjetër”. Në njoftimin e zëdhënësit thuhet se “ne i kemi identifikuar dobësitë e mëparshme në sistemin tonë të kontrollit, kemi kërkuar falje për këtë dhe kemi pranuar gjobat e vëna.” Por nuk jepet përgjigje se sa dijeni ka pasur banka për lidhjet e klientit të saj Nadir Döviz me Reza Zarrab.

Loja me miliarda

Kur bankat iraniane i prenë nga sistemi SWIFT i transaksioneve në vitin 2012, firmat e vendit nuk mund të përdornin më transferta bankare ndërkombëtare për eksportet e naftës dhe gazit. Ato kishin nevojë për para në dorë dhe flori si mjet pagese për të anashkaluar sanskionet. Në këtë sistem miliardash luante një rol të rëndësishëm Reza Zarrab. Zarrab i arrestua në vitin 2013 në Turqi në kuadër të hetimeve të mëdha të korrupsionit, që drejtoheshin kundër ministrave të AKP-së qeverisëse. ai u akuzua për korrupsiond he larje parash. Sips një raporti të prokurorisë së atëhershme turke, Zarrab përdrote firmën e Stambollit, Nadir Döviz për blerjen e floririt. Një korrier i pohoi një gazete turke më vonë, se ka udhëtuar me para në dorë nga Dubai në Turqi dhe nga Doubai në Iran. Njëra nga firmat, nga ai i kishte marrë paratë ishte një filial i Nadir Döviz, NAdir Gold LLC. E janë pikërisht këto dy firma, që Deutsche Bank përmend në raportimin e saj në mars 2017.

Qeveria e Erdoganit i hodhi poshtë në vitinn 2013 akuzat kundër Reza Zarrab dhe i krahasoi hetimet me një përpjekje për puç. Prokurorët që u morën me çështjen u pezulluan nga detyra apo u arrestuan. Pas dy muajsh në burg ai u lirua, por liria nuk zgjati shumë, në mars 2016 Zarrab arrestohet sërish në SHBA. Zarrab e pranoi fajin, pranoi një “deal” dhe më vonë si dëshmitar kryesor dëshmoi në një proces kundër një menaxheri të bankës turke, Halkbank. Gjatë procesit në nëntor 2017, Zarrab ka pohuar, se politikanë turq, mes tyre edhe presidenti Erdogan ia kishin lejuar Halkbank të ndihmojnë Iranin me para dhe ar.

Firma turke Nadir Döviz nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve konkrete. Megjithatë ky rast tregon, se Deutsche Bank edhe më tek ka vazhduar kontaktet me klientë të dyshimtë.

Një bank refuzoi, por jo Deutsche Bank

Nga dosjet e institucionit amerikan, FinCEN del se Deutsche Bank ka transferuar para për një rafineri nafte në Turkmenistan, megjithëse kjo me gjasë shkelte sanksionet kundër Iranit. Filiali amerikan i Deutsche Bank i bëri dy raportime te autoritetet amerikane për këtë në vitin 2014. Aty raportohet, se “Turkmenbashi Oli Processing Complex është pjesëmarrës në aktivitete komerciale që janë të kufizuara nga sanksionet e BE.” Sipas njoftimeve që kanë rënë në dorë të gazetarëve, Deutsche Bank kreu transferta në vlerë 168,5 milionë dollarë për Turkmenbashi Oli nga prilli deri në shtator 2014. Në të njëjtën kohë një bankë e Nju Jorkut, BNY Mellon nuk e pranoi bërjen e transfertve.

Dosjet FinCEN të lenë të kuptosh, se banka gjermane me gjasë ka ndihmuar edhe oligarkë rusë të mënjanojnë sanksionet. “Surgutneftgas” është një nga shoqëritë më të mëdha të naftës në Rusi. Në vitin 2014 SHBA e futi atë në listën e sanksioneve. Si bankë korrespondence ishtë vënë filiali gjerman i Deutsche Bank në SHBA, TCA nga marsi deri në maj 2015 për transferta në vlerë 430 milionë dollarë për “Surgutneftgas”, pra mjaft kohë pas bërjes të ditur të sanksioneve. Në vitet 2013-2017, Deutsche Bank ka kryer transferta në vlerë 11 miliardë dollarë edhe për firma nga rrjeti i Oleg Deripaskas, megjithëse kundër tij zhvilloheshin hetime. Vetë Deutsche Bank e bëri denoncimin në vitin 2016 në një raport ku thuhet, se “Deripaska hetohet nga autoritetet amerikane dhe britanike në lidhje me një transfertë prej 57,5 milionë dollarësh amerikanë nga viti 2007. Në të shkuarën autoritetet nnë SHBA e kanë akuzuar Deripaskën për lidhje me krimin e organizuar.”

Deutsche Bank është gjobitur disa herë për veprime që shkelin rregulloret. Tim White nga një firmë konsultuese në luftë kundër parave të pista, AML Right Source thotë se megjithatë “bankat fitojnë shumë më tepër para me vazhdimin e transfertave të dyshimta se sa u kushtojnë gjobat.”/DW

 

Fraksion.com