AktualitetRajoniTë fundit

Atentati: Identifikohet shqiptari që qëllua në mes të plazhit në Itali

Policia italiane ka identifikuar shtetasin shqiptar që gjatë ditës së dielë ( 20.09.2020) iu bë një atentat në plazhin e Torvaianicas.

Sipas raportimeve të mediave italiane, shtetasi shqiptar i identifuar ishte Selavdi Shehaj, 38 vjeç, i cili ishte shoqëruesi i pronarit të plazhit “ Bora Bora Beach” në Torvaianica.

Shehaj sipas policisë ishtë një person me precedentë penalë, pasi sapo kishte mbaruar dënimin e një arresti shtëpiak por që më parë kishtë qënë i dënaur për trafik të lëndeve narkotike.

Hetimet e karabinierëve janë të përqendruar në këtë pikë, nga kaluara e tij e errët.

Ngjarja:

Dy burra të maskuar dhe të armatosur mbërritën  me motor në afërsi të plazhit, në orën 10:30 të së dielës sipas orës lokale dhe më pas njëri prej tyre qëlloi disa herë në drejtim të shqiptarit.

I lënduari u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Fraksion.com