AktualitetTë fundit

Ambasadori Norman takon Hajnajn: Krijimi i BKH-së, progres i prekshëm për Reformën në Drejtësi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnajn.

Lajmi i takimit me kryetaren e BKH-së, Hajnaj u bë i ditur nga ambasadori Norman.

Ambasadori Duncan Norman theksoi se krijimi i BKH-së është progres i prekshëm për Reformën në Drejtësi.

“Takim i mirë me drejtoren e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj. Krijimi i BKH-së është progres i prekshëm për Reformën në Drejtësi, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lajme të këqija për ata që mburren me ligjin”, tha Norman.

 

Fraksion.com