“Mjeku dhe infermierja ndiqen penalisht”; Korçë: Vdes në një klinikë private 39-vjeçarja
Ka nisur procedimi penal ndaj Ilir Bibolli dhe Marinela Postoli, personel mjekësor të një klinike private në Korçë.
Ata dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30 ka gjetur vdekjen në klinikën private ku edhe mjekët punojnë.
Autopsia ligjore pritet të hedhë më shumë dritë për ngjarjen e rëndë.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
I. B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë.
Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xhensila Duka, 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë.
Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.
Fraksion.com