Stuhia e stilit të uraganit godet perëndimin e Greqisë
Një stuhi e rrallë e stilit të uraganit është duke prekur ishujt në perëndim të Greqisë, duke nxitur shira të rrëmbyeshëm dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Stuhia Ianos është përshkruar si uragan mesdhetar, fenomen që fillimisht është paraqitur në Greqi më 1995.
Cikloni është u bartur drejt lindjes, prandaj përgjatë fundjavës erëra deri në 117 kilometra në orë pritet të godasin Peloponezin, më pas Athinën dhe Kretën.
“Drunjtë janë duke rënë gjithandej”, ka thënë guvernatorja e kësaj zone, Rodi Kratsa.
Deri më tani ka raportime për rrugë të vërshuara, ndërprerje të energjisë elektrike dhe pengesa në transport në ishujt, Kefalonia, Zakynthos dhe Itaka.
Fraksion.com