Rama: Vazhdon puna me ritme të larta për ndërtimin e rrugës së Arbërit
Duke publikuar pamje nga punimet në këtë rrugë, Kryeministri Edi Rama u shpreh se “tashmë është realizuar 60% e projektit”.
“Mirëmëngjes dhe me pamjet më të fundit të punës në Rrugën e Arbrit, ku puna vijon me ritme të larta e deri sot është realizuar 60% e projektit, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Ndërtimi i Rrugës së Arbrit me një gjatësi rreth 74 km, do të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme rrugën ekzistuese që përdoret sot nga Tirana për në Dibër me gjatësi 180 km, duke ndikuar në zhvillimin e zonave Kjo rrugë do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim.
Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.
Gjithashtu ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare
Fraksion.com