AktualitetRajoniTë fundit

“Më e keqja s’ka kaluar ende”; Mediat greke: Ja zonat në “alarm të kuq” prej ciklonit “Ianos”

Cikloni Mesdhetar Ianos mbërriti në Greqi të enjten në mbrëmje, duke trazuar detin Jon me erëra të forta deri në 90 km/h si dhe vijën bregdetare të gadishullit të Peleponezit.

Cikloi filloi pas orës 3 të mëngjesit në zonat e Peloponezit dhe veçanërisht në Ilia dhe Mesinia, duke vazhduar më pas në Atika, siç raportojnë mediat greke.

Zonat që janë vënë në vijën e ” kuqe” për orët e ardhshme janë Etoloakarnania, Ilia, Achaia, Arcadia, Messinia, Kefalonia, Zakynthos dhe Ithaca.

Vlerësimet e reja të specialistëve, flasin për një zhvendosje të pjesshme në rrjedhën e Ianos, pasi ai nuk pritet të hyjë në brendësi të Peloponezit.

Nga e premtja dhe deri në orët e para të së shtunës, parashikohet të jetë periudha më e vështirë dhe e rrezikshme e motit të keq për Atikën.

Kursi i Ianos në Greqi u regjistrua nga sateliti evropian meteorologjik Meteosat-11 , ndërsa Observatori Kombëtar i Athinës / meteo.gr përpunoi dhe vizualizoi të dhënat e satelitit dhe përgatiti videon që ndjek dhe paraqet lëvizjen e sistemit në vendin tonë deri në të enjten pasdite.

https://youtu.be/TLoZcPGdFM4

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com