Jep dorëheqjen nga detyra zv.drejtori i Policisë së Tiranës
Jep dorëheqjen nga detyra zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Arsen Sinomati.
Mësohet se zv.drejtori për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë në Tiranë e ka dhënë dorëheqjen për arsye familjare.
Ndërkohë kjo lëvizje e tij vjen dy ditë pas një atentati të mirë organizuar në drejtim të Preng Gjinit në Tiranë.
Arsen Sinomati u ngjit në këtë post në vitin 2017, vit kur ishte shef i Komisariatit nr.2 të Tiranës.
Fraksion.com