AktualitetTë fundit

Xhaçka: Forcat e Armatosura të angazhuara në shuarjen e zjarreve

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka reaguar nëpërmjet një postimi në profilin e saj zyrtar në “ Facebook” për situatën e zjarreve që ka kapluar në disa qarqe të vendit.

Xhaçka shkruan se dhjetra efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar dhe që po punojnë ditë e natë për shuarjen e zjarreve në disa operacione në qarqet  e Fierit, Shkodrës, Vlorës, Tiranës dhe Lezhës.

Gjithashtu ministrja shprehet se ndihmat nga FA-ja për shuarjen e zjarreve do të jenë edhe nga ajri.

Postimi i plotë:

Flakët e shkaktuara nga dora e njeriut më shumë sesa nga temparaturat e larta, kanë prekur sipërfaqe të tëra me pyje e kullota në 8 qarqe të vendit.

Dhjetra efektivë të Forcave të Armatosura, të pajisur me mjetet e veshjet e posaçme kundër zjarreve janë angazhuar në disa operacione në Fier, Shkodër, Vlorë, Tiranë, Lezhë etj, ditë e natë, për shuarjen e zjarreve që fatmirësisht nuk kanë cënuar sigurinë e banorëve në këto zona. Angazhimi i FA nga toka e ajri do të jetë i pakursyer në të gjitha rastet kur, sipas ligjit, pushteti vendor ka ezauruar të gjithë kapacitetin me njerëz e mjete.

Ligji “Për mbrojtjen Civile”, të cilin e kemi miratuar një vit më parë e që përben një prej elementëve më të rëndësishëm të reformës në fushën e emergjencave civile, nuk kursen as pushtetin vendor në rast se nuk i përgjigjet situatave të emergjencës,  por as individët që i vënë zjarrin kullotave e pyjave, duke shkaktuar miliona lekë dëm të pasurisë kombëtare.

 

Fraksion.com