Vrasja në Elbasan; Detaje të tjera: Nën flakë makina e atentatorëve
Të tjera detaje mësohen në lidhje me ekzekutorët e Bujar Çelës, mëngjesin e sotëm në Bradashesh të Elbasanit.
Pak minuta pas ngjarjes policia gjeti tjetër mjet në flakë, ç’ka ngre dyshime se autorët kanë përdorur dy automjete për të vënë në zbatim planin e tyre.
Bëhet fjalë për një një ‘Renault’ me targa AA 876 DC që dyshohet të jetë përdorur gjatë atentatit. Autorët i kanë vënë flakën makinës në një rrugicë në fshatin Murras, përgjatë aksit Elbasan-Peqin.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 05:45 të mëngjesit të sotëm në një lokal tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. 50-vjeçari, i cili punonte si taksist (pa licencë) u ekzekutua teksa po pinte kafen e mëngjesit.
Pas ngjarjes, uniformat blu kanë ngritur postblloqe në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit, dhe në qytetet si Durrësi, Fieri dhe Tirana, për kapjen e autorëve./BW
Fraksion.com