AktualitetTë fundit

Vdes farmacisti; Humb betejën me koronavirusin

Ka humbur betejën me koronavirusin farmacisti korçar, Romeo Zallëmi.

Mësohet se Zallëmi ka qënë i shtruar për dy ditë në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Korçës, por edhe pse nën kujdesin intensiv të mjekëve 85-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë nga ky virus.

Burime nga spitali bëjnë me dije se Zallëmi ka ndërruar jetë rreth orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjteje, ndërsa ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Për shkak të gjendjes së tij të rënduar nuk është bërë i mundur as transportimi i tij drejt kryeqytetit.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi pasditen e djeshme se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

 

Fraksion.com