AktualitetKosovaTë fundit

Kosova nderon Trump me çmimin e saj më të lartë pas marrëveshjes ekonomike me Serbinë

Kosova do t’i japë  Presidentit të SHBA Donald Trump çmimin më të lartë për rolin e tij  që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje që synon normalizimin e lidhjeve ekonomike.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nëpërmjet  një letre, që Reuters e ka parë, informoi  Presidentin Trump se ai do të marrë Medaljen e Kosovës për Urdhrin e Lirisë.

Dy ndihmës të Presidentit  Trump, këshilltari i sigurimit kombëtar Robert O’Brien dhe Richard Grenell, i dërguari i SHBA për bisedimet Kosovë-Serbi, do të marrin Medaljen Presidenciale të Meritave.

Si pjesë e një marrëveshjeje të arritur në fillim të këtij muaji, Kosova dhe Serbia – pjesë e ish Jugosllavisë – ranë dakord të punojnë në lidhjet ekonomike, por lanë pezull lëvizjen për normalizimin politik.

Në letrën e tij drejtuar Trump duke shprehur “mirënjohjen e tij të thellë për kontributin tuaj personal në ndërmjetësimin e marrëveshjes”, Thaçi ftoi presidentin e SHBA për të vizituar Kosovën./Reuters

 

Fraksion.com