AktualitetBota+Të fundit

Akuzohet shqiptaro-amerikani për mbështetje të ISIS-it

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se të mërkurën në gjykatën federale të Qarkut të Uashingtonit, kryeqytetit të vendit, është hapur akuza ndaj Lirim Sylejmanit, shtetas i natyralizuar amerikan i lindur në Kosovë, për komplot për t’i ofruar mbështetje Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë (ISIS), një organizatë e huaj terroriste dhe trajnim nga kjo organizatë.

Sylejmani ishte arrestuar nga Forcat Demokratike të Sirisë (SFD) dhe së voni i është dorëzuar Byrosë Federale të Hetimeve (FBI). Sylejmani bëri paraqitjen e tij fillestare në Gjykatën e Qarkut të në Uashington.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbajtur përgjegjës ata që janë larguar nga ky vend për t’u bashkuar me ISIS-in”, tha ndihmës Prokurori i Përgjithshëm John C. Demers. “Dua të falënderoj agjentët, analistët dhe prokurorët e përfshirë për përpjekjen e tyre për ta vënë të pandehurin para përgjegjësisë për veprimet e tij”, tha ai

“I pandehuri është një qytetar amerikan i cili braktisi vendin që e mirëpriti për t’u bashkuar me ISIS-in në Siri” deklaroi Ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Shteteve të Bashkuara, Michael Sherëin. “Ai tani do të jap llogari për veprimet e tij në një gjykatë amerikane. Prokurorët dhe partnerët tanë të zbatimit të ligjit, do të vazhdojnë të na sigurojnë që ata që kërcënojnë vendin tonë të ndiqen penalisht me forcën e plotë të ligjit”, tha ai.

“Luftimi i terrorizmit mbetet përparësia kryesore e FBI-së dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë amerikanë dhe të huaj në të gjithë botën në këtë mision”, tha Jill Sanborn, Ndihmës Drejtor i Divizionit Kundër Terrorizmit të FBI-së. “Njoftimi i sotëm duhet të shërbejë si një paralajmërim për ata që kanë udhëtuar ose kanë provuar të udhëtojnë, për t’u bashkuar me ISIS-in që FBI-ja mbetet e palëkundur në synimin që ata të përballen me drejtësinë”, tha ai.

“Njoftimi i sotëm nënvizon angazhimin e FBI-së për të luftuar terrorizmin në gjithë botën. Sylejmani dyshohet se ka udhëtuar në Siri me synimin për t’u bashkuar, stërvitur dhe luftuar në emër të ISIS-it”, tha Matthew R. Alcoke, Agjent Special i Përgjegjshëm i Divizionit Kundër Terrorizmit të FBI-së në Washington.

Sipas pretendimeve të aktakuzës, nga nëntori i vitit 2015 deri në shkurt të vitit 2019, Sylejmani komplotoi për të siguruar dhe siguroi mbështetje materiale dhe burime, përfshirë personel dhe shërbime për ISIS-in në Siri dhe u trajnua ushtarakisht nga organizata terroriste. I pandehuri u kap nga SDF-ja në vitin 2019 dhe ka folur me një numër mediesh për kohën e tij të kaluar në ISIS, thuhet në njoftim në të cilin theksohet se pretendimet janë thjeshtë akuza dhe i pandehuri është i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij.

 

Fraksion.com