AktualitetPolitikëRajoniTë fundit

Von der Leyen: Vendim historik hapja e negociatave me Tiranën dhe Shkupin; Ndajmë të njëjtin fat

Presidentja e Komisonit Europian, Ursula von der Leyen ka mbrojtur sot vendimin “historik” për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe  Maqedoninë e Veriut.

Gjatë fjalimit të saj përpara Parlamentit Europian, Von der Leyen ka theksuar se, e ardhmja e të gjithë rajonit qëndron në BE, bën të ditur zëdhënësja e Zgjerimit, Fqinjësisë, Partneritetit Ndërkombëtar në Komisionin Europian, Ana Pisonero.

“Besimi është themeli i çdo partneriteti të fortë. Dhe Europa do të jetë gjithmonë e gatshme për të ndërtuar partneritete të forta me fqinjët tanë më të ngushtë. Kjo fillon me Ballkanin Perëndimor. Vendimi gjashtë muaj më parë për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte me të vërtetë historik. Në të vërtetë, e ardhmja e të gjithë rajonit qëndron në BE. Ne ndajmë të njëjtën histori, ndajmë të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës – dhe jo vetëm një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit. Së shpejti do të paraqesim një paketë të rimëkëmbjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor që përqendrohet në një numër iniciativash rajonale të investimeve. Dhe ne do të jemi gjithashtu atje për vendet e Partneritetit Lindor dhe partnerët tanë në fqinjësinë jugore – për të ndihmuar krijimin e vendeve të punës dhe fillimin e ekonomive të tyre”, tha presidentja e KE, Ursula von der Leyen në fjalimin e saj.

“Von der Leyen mbron vendimin “historik” për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, është shprehur Pisonero.

“E ardhmja e të gjithë rajonit qëndron në BE. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës. Ata nuk janë vetëm një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit ”, ka cituar Presidenten e KE, Zëdhënësja e Zgjerimit, Fqinjësisë, Partneritetit Ndërkombëtar në Komisionin Europian, Ana Pisonero.

Edhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka cituar von der Leyen duke u shprehur se, “Hapja e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të Maqedonisë ishte një vendim historik. E ardhmja e rajonit qëndron në Bashkimin Europian. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës, jo një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit ”

Gjithashtu dhe Komisonieri për Zgjerimit, Fqinjësin dhe Partneritetin Ndërkombëtar në Komisionin Europian, Oliver Varhelyi u shpreh sot se “Komisoni Europian  së shpejti do të paraqesë paketën e rimëkëmbjes ekonomike për rajonin”.

 

Fraksion.com