AktualitetTë fundit

Tjetër mjek humb jetën nga koronavirusi, ishte i shtruar prej dy javësh te “Shefqet Ndroqi”

Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusi në vendin tonë.

Burime nga ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se ka ndërruar jetë mjeku nga Kavaja, Sefer Dervishi, në moshën 61-vjeçare.

Mjeku Dervishi kishte më shumë se dy javë i shtruar te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.

Mjeku vuante edhe nga disa sëmundjeve bashkëshoqëruese, ndërkohë ai është viktima e 5 në radhën e mjekëve që humb jetën jetën nga covid-19.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të mjekut të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Derivishi, i cili nuk e fitoi dot betejën me COVID19. Pas dy javësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi” mjeku 61-vjeçar që vuante nga disa sëmundje, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, megjithë përpjekjet e parreshtura të stafit mjekësor.Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të dr. Seferit, i cili i shërbeu deri në fund me devotshmëri komunitetit të tij!”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Më herët kanë humbur jetën si pasojë e infektimit nga covid 19, mjeku i QSUT-së Arjan Pushi, mjeku në spitalin e Pukës Hysni Shkjau, mjeku Anibal Byberi, pneumolog në Tropojë si dhe kirurgu Agron Menzelxhiu.

 

Fraksion.com