AktualitetPolitikëTë fundit

“Rama do të mbajë tepsinë”; Hajdari: Mona të mos i shqitet Lulit, ai do vagonin e partickave

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari doli e indinjuar nga mbledhja e djeshme e Këshillit Politik, duke thënë se do të këmbëngulë për hapjen e listave në masën 100%.

Ajo ka hedhur akuza në drejtim të tre partive të mëdha, PS-PS-LSI sipas së cilës nuk po kërkojnë ndryshim, por po “luajnë” për interesat e tyre personale. Ajo shprehet se nuk do të heqë dorë nga kërkesa e saj.

Hajdari shprehet e vendosur që do t’i qëndrojë deri në fund kësaj çështjeje dhe votës së diasporës, që nuk ka marrë ende një përgjigje përfundimtare.

“Dje i kemi propozuar Këshillit Politik një mekanizëm i cili garanton përfaqësimin gjinor duke i mbajtur listat 100% të hapura nëpërmjet korrektimit, i cili i detyron si burrat edhe gratë të garojnë dhe votohen nga qytetarët e më pas lista korrektohet nëse përfaqësimi gjinor nuk garantohet në masën 30%. Problemi që kemi në Këshill është se Rama po kërkon të mbajë tepsinë, Mona do të mos i shqitet Lulit, Luli do patjetër vagonin e partickave, ndërsa populli mezi po pret ti heqë qafe të gjithë sepse ka 30 vite që i mban në kurriz.  Forma më e mirë, që këta të gjithë të shihen në pasqyrë, janë listat e hapura 100% me mekanizmin që kemi propozuar ne.  Do qëndroj deri në fund për këtë çështje si edhe për problemin e votës së diasporës i cili ende nuk ka marrë përgjigje përfundimtare”, shkruan Rudina Hajdari.

Ndërsa ditën e djeshme përfaqësuesit e Këshilli Politik edhe pas 2 orëve diskutime mbi çështjet e lëna pezull për Reformën Zgjedhore, nuk arritën asnjë dialog mes tyre.

 

 

Fraksion.com