Navalni: Mund të marr frymë vetë, publikon foton
Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, tha se është në gjendje të marrë frymë vetë dhe se, në përgjithësi, ndjehet vetja e tij.
Navalny është duke u mjekuar në një spital të Berlinit, pas helmimit me agjent nervor.
“Ende nuk mund të bëj asgjë, por dje kam qenë në gjendje të marrë frymë vetë, gjatë gjithë ditës”, tha Navalny të martën në një postim në Instagram.
“Në përgjithësi ndjehem vetvetja. Nuk kam përdorur ndonjë ndihmë të jashtme, madje as ndihmën më të thjeshtë në fytin tim”, tha Navalny, i cili publikoi edhe një fotografi ku shihet i ulur në shtrat.
Navalny është sëmurë papritmas gjatë një fluturimi brenda Rusisë, më 20 gusht.
Disa ditë më vonë është dërguar në mjekim në Gjermani, me kërkesë të gruas së tij.
Ekspertët gjermanë thonë se kritiku i Kremlinit është helmuar me agjentin nervor Noviçok.
Të hënën, Gjermania tha se edhe dy laboratorë të pavarur – njëri në Suedi, tjetri në Francë – kanë konfirmuar se Navalny është helmuar me Noviçok.
Autoritetet ruse, megjithatë, kanë refuzuar të nisin hetime, duke thënë se nuk ka prova të fuqishme për helmim.
Më 9 shtator, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se ka shumë mundësi që helmimi është urdhëruar nga zyrtarë të lartë në Moskë.
Ekipi i Navalnyt, të afërmit e tij dhe të tjerë gjithashtu besojnë se autoritetet ruse qëndrojnë pas helmimit. Kremlini i ka mohuar fuqishëm akuzat.
Fraksion.com