Haradinaj njofton Trumpin për Vuçiqin: E shkeli marrëveshjen, s’është partner i besueshëm
Kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj, në Tëitter, duke e përmendur profilin zyrtar të presidentit Trump, është ankuar se Serbia po e shkel marrëveshjen e Uashingtonit dhe se shtetit serb nuk i zihet besë.
Haradinaj thotë se presidenti serb, Aleksandër Vuciq, po e shkel marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump.
“Kosova po i përcjell me shqetësim veprimet destruktive të Vuciqit, që e po e shkel pikën 15 të marrëveshjes së Uashingtonit, të vëzhguar nga Presdenti i SHBA-së”, ka shkruar Haradinaj.
Ministrja e Jashtme thotë se Vuciq ka shkelur pikën e marrëveshjes, ku është zotuar se do të ndalë fushatën kundër Kosovës, pasi ai e falëndëroi diplomatin palestinez në Beograd për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Sot ai [Vuciqi] falëndëroi ambasadorin palestinez, Nabhan, për qëndrimin parimor në mosnjohjen e Kosovës. Fatkeqëisisht, Serbia mbetet partner që s’i zihet besë”, ka shkruar Haradinaj.
#Kosovo follows w/ great concern destructive actions of @avucic breaching pt15 of #WashingtonAgreement brokered by @POTUS.
Today he thanked #Palestinian Amb #Nabhan for the ‘principled stance on non-recognition of #Kosovo.”
Unfortunately, #Serbia remains an untrusted partner! pic.twitter.com/wGZOqBUQhO
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) September 15, 2020
Fraksion.com