“Ekspertizë nga OSBE/ODIHR”; Opozita e Bashkuar kërkon mbledhjen e Këshillit Politik të mërkurën
Opozita e Bashkuar kërkon thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër në orën 10:00.
“Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë: Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00”, shprehet Opozita e Bashkuar.
Po ashtu, dy përfaqësuesit e Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, shtojnë se “në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Për sa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme”.
NJOFTIMI I PD
Të nderuar kolegë,
Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë:
Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00.
Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme.
Oerd Bylykbashi
Fraksion.com