AktualitetTë fundit

Atentati sot në Tiranë, i vëllai i Tonin Gjinit, i vrarë një vit më parë

Shënjestra dhe personi që ka mbetur i plagosur në atentatin me tritol mbrëmjen e sotme në Tiranë mësohet se është Preng Gjini.

Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ‘ish-ushtari’ i Met Kananit, ekzekutuar rreth një vit më parë në Rrëshen.

Armando Gjini u ekzekutua para syve të dy fëmijëve të tij në Rrëshen në gusht të vitit të shkuar.

Familja Gjini është e njohur për përfshirjen në trafikun e drogës. Atentati ndaj tij është ende pa një autor.

Pas atentatit të sotëm, i plagosuri është  nxjerrë nga makina tip “Benz” dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Atentati dyshohet për hakmarrje.

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm të tritolit te ish-nënstacioni i fundit i Tiranës së Re, te ura e Neshrakut, ka mbetur i plagosur në këmbë edhe një kalimtar. Raportohet për një shtetas italian, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai është marrë me ambulancë dhe është shoqëruar në spital. Familja Gjini mësohet se është në hasmëri me familjen Reçi në Rrëshen.

Dyshohet se shpërthimi ka qenë me minë të telekomanduar.

 

 

Fraksion.com