Prokurori Alket Mersini në “sitën” e Vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë dëgjimore për subjektin e rivlerësimit Alket Mersini, prokuror pranë Prokurorisë Tiranë.
Prokurori pranë Prokurorisë Tiranë, Alket Mersini u përballë me trupin gjykuese për ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.
Trupa Gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Pamela Qirko pasi shqyrtoi provat dhe faktet dhe pretendimet e palës, vendosi të zhvillojë një seancë për shpalljen e vendimit më datë 16 shtator.
Alket Mersini e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë dy dekadave ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Durrësit dhe atë të Tiranës.
Fraksion.com