AktualitetTë fundit

“Dita e parë, emocion i rrallë”; Rama publikon foton e Zahos bashkë me urimin për çdo nxënës

Kryeministri Edi Rama uroi sot fëmijët e nxënësit për nisjen e vitit shkollor, ndërsa publikoi një foto të djalit të tij, Zaho, i cili ulet sot për herë në bankat e shkollës.

“Dita e parë emocion i rrallë. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm. Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë”, tha Rama, duke publikuar foton.

Me buqetën e luleve në duar, Zaho nis sot rrugën e gjatë të dijes, në një vit shkollor të pazakontë e me sfida në kushtet e pandemisë së COVID-19.

Viti i ri shkollor me masa të forta antiCOVID nisi sot në të gjitha institucionet arsimore në vend. Janë rreth 480 mijë nxënës që ulen në bankat e shkollës pas një mungese të gjatë për shkak të pezullimit të mësimit nga situata e pandemisë.

Atmosfera ka qenë e gëzuar këtë ditë të parë të shkollës edhe pse fëmijët kanë qenë të pajisur me maska e dezinfektantë, ndërsa kanë ruajtur distancën sociale pa mundur të përqafohen me shokët dhe mësuesit.

Mesazhi i Ramës:

❤️
Dita e parë emocion i rrallë😍
Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm🙏
Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë🤗

Fraksion.com