Ambasadori Soreca: Gjykata Kushtetuese duhet të vihet në funksion sa më shpejt
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar nëpërmjet një statusi në profilin e tij zyrtar në “twitter” në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Ambasadori i BE-së thekson se opinion i Komisionit të Venecias ia ofron të gjitha udhëzimet e nevojshme autoriteteve shqiptare për të plotesuar edhe vendet boshe.
Në fund Soreca shprehet se BE-ja vazhdon t’i qëndrojë afër Shqipërisë.
Statusi i plotë i Soreca-s:
“Është e rëndësishme që të finalizohen emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Bashkimi Europian vazhdon të inkurajojë autoritetet shqiptare që të veprojnë pa ndalesë, me synimin për të rivendosur plotësisht në punë Gjykatën.
Ky është një nga kushtet e kërkuara nga Këshilli i Europës në 25 mars 2020 që duhet të plotësohet përpara se të mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare.
Opinioni i Komisionit të Venecias i ofron të gjitha udhëzimet e nevojshme për të autoritetet shqiptare që të plotësojnë emërimet e papërfunduara. BE vazhdon t’i qëndrojë nga afër Shqipërisë”.
Fraksion.com