Zjarr në Priskë të Tiranës; Meta: Krim i rëndë mjedisor, të mbahet përgjegjësi ligjore
Presidenti Ilir Meta ka reaguar me shqetësim për zjarrin që ka përfshirë zonën e Priskës në Tiranë.
Ai kërkon që për dëmtimin e pasurisë natyrore dhe për këtë krim mjedisor të mbahet përgjegjësi ligjore.
STATUSI NGA ILIR META
Me shqetësim po ndjek situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në zonën e Priskës, në Tiranë.
U bëj thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin që po dëmton seriozisht pasurinë publike.
Është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që prej orësh nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave.
Për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore!
Fraksion.com